Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri.

Sipas qendrës sizmiologjike Europiane Mesdhetare, dhe Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, me epiqendër në Burrel, 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.

Lëkundjet janë ndier edhe në qytetin e Durrësit.

Thellësia e lëkundjeve sipas matjeve të para ka qenë 11 km. Dy vite më parë, në 21 shtator 2019, pikërisht në të njëjtën datë si sot, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 shkundi vendin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa në disa qytete.