Sipas Meteoalb, vendi këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona.
Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.