Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të shpallë ditën e sotme në orën 13:00, vendimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Vendimi ndaj ish-kryeprokurorit do jepet nga nje trupë kryesuese e përberë nga 3 anëtarë, ku kryesuese është gjyqtarja Nertina Kosova dhe anetarët Milana Muça dhe Dhimitër Lara.

Ndërkohë Llalla ndodhet në spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe vendimi në gjykatë pritet të merret pa praninë e tij, nëse shpallet fajtorë ai mund do të arrestohet menjëherë.

Kujtojmë se ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjatë mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.