Një aksident i rëndë më pasojë vdekje ka ndhodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat.

Mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar që po udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia..

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.