Ndërkohë që sot Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet burg të Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori mund të mos jetë në Shqipëri.
Dyshohet se prej disa javësh Adriatik Llalla nuk ndodhet në Shqipëri pasi raportohet se ka probleme të rënda shëndetësore dhe mund të jetë larguar drejt Turqisë.
Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor, pa sqaruar nëse ndodhet apo jo në Shqipëri.
“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale”, tha avokati.