Nga 292.872 testime të realizuara në Itali gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 3970 raste të reja.

Ndërkohë kanë humbur jetën 67 persona dhe janë shëruar 6850 qytetarë.

Në spitale vijon të jetë i ulët numri i pacientëve të shtruar, ku bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë larguar nga spitali 141 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4,645,853 qytetarë, mes të cilëve 130 488 pacientë kanë humbur jetën dhe betejën me sëmundjen e kanë fituar 4 408 806 qytetarë.