Aktori i “Sex and the City”, Willie Garson, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e vdekjes së artistit e dha aktori i “Bosch Titus Welliver”, kur publikoi një foto bardh e zi me të ndjerin në llogarinë e tij në Instagram, shkruan “The Sun”.

Djali i Willie, Nathen shkroi po ashtu në Instagram: “Të dua shumë baba. U prehsh në paqe dhe jam shumë i lumtur që ndave të gjitha aventurat e tua me mua dhe që ishe në gjendje të arrije kaq shumë. Jam shumë krenar për ty.”

Ndonëse nuk është konfirmuar, burime të shumta thonë se aktori po luftonte me kancerin, por e ka mbajtur të fshehtë për publikun.

Willie u shfaq në sheshxhirim për herë të fundit në muajin korrik për të filmuar seritë e ardhshme të “Sex and the City”.