Forca të shumta të policisë janë parë mbrëmjen e sotme përpara shtëpisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Shkak është bërë vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme që e dënoi Llallën me 2 vite burg për fshehje të pasurisë.

Policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorit me qëllim komunikimin e vendimit dhe dërgimin e tij në qeli.

Mësohet se Llalla nuk është në Shqipëri, pasi ndodhet jashtë vendit.