Britania e Madhe është vendi i parë në botë që do të infektojë me koronavirus persona vullnetarë, për të realizuar një studim mbi sasinë e ngarkesës virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se do të infektohen qëllimisht me Covid-19, 90 vullnetarë të moshave 18 deri 30 vjeç.
Ata do të mbahen në një mjedis të sigurt nën kujdesin e mjekëve. “Ky studim do të fillojë brenda muajit”, ka treguar Departamenti për Strategji të Biznesit, Energjisë dhe Industrisë (BEIS) në një deklaratë.
Britania e Madhe është një ndër vendet më të goditura nga pandemia. Megjithëse ishte vendi i parë në botë në te cilin ka nisur vaksinimi përsëri situata për sa i përket pandemisë është e vështirë.
Numri total i infektimeve ka shkuar, ndërkohë 4,071,185 që ai i viktimave është 118,933 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.





