Këngëtari Jason Derulo është ndarë nga e dashura e tij, Jena Frumes, vetëm katër muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Jason King.
Lajmin e ndau vetë Derulo përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera iu kërkon ndjekësve të respektojnë privatësinë e artistit në këtë periudhë.
“Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ajo është një nënë e mahnitshme, por ndarja do të na japë mundësinë të nxjerrim në pah versionet më të mira të vetes për të qenë gjithashtu prindërit më të mirë. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”.
21 shtatori ishte hera e fundit që Frumes dhe Derulo festuan si çift ditëlindjet e tyre që i kanë në një ditë. Ajo i dedikoi 32-vjeçarit një postim në rrjete sociale, të cilin e fshiu më pas.