Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takojë sot në orën 16:00 ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim.
Ky është ballafaqimi i parë i Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga Grupi Parlamentar i PD-së, ish-kryeministrin Sali Berishën.
Kujtojmë që ambasadorja Kim kishte kërkuar shkëputjen e PD-së nga lideri historik.
Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri.
Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.





