Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku.
Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por i ruajnë marrëdhëniet të mira dhe vazhdojnë të jenë bashkë si prindër të djalit të tyre 1-vjeçar, të quajtur X Æ A-Xii Musk.
“Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në LA. Ajo po qëndron me mua tani dhe bebi X është në dhomën ngjitur,” –tha Musk për Page Six.
Musk dhe Grimes mirëpritën djalin e tyre në maj të vitit të kaluar.
Ata u panë për herë të fundit së bashku në Met Gala në fillim të këtij muaji, kur Grimes kaloi vetëm në tapetin e kuq. Më vonë, Musk iu bashkua asaj brenda.