Miliarderja Kylie Jenner ka ndarë me fansat e saj produktet më të reja të kompanisë së saj. Këtë herë nuk janë as rrobe banjo dhe as produkte kozmetike, por produkte për bebe, ndoshta ndikuar nga fakti që Kylie është në pritje të ëmbël.
Megjithatë, ajo që na ka rënë sy në klipin promovues të saj dhe të bijës, Stormit. Është se një prej fustaneve është krijim i stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti.
“Muza @kyliejenner. Zyrtarisht VSLOVER”, ka shkruar ai në një postim në Instagram, ku janë të shumta komentet e sigurisht komplimentet për këtë sukses të radhës. Në fakt, ai e ka mbajtur “sekret” që ka punuar me miliarderen, pasi videoja është xhiruar një vit më parë.
Ky nuk është suksesi I parë ndërkombetar i stilistit, pasi ai ka veshur emra shumë të njohur. Triumfi i parë i tij i madh në tregun e huaj ishte kur stiloi një fustan të kuq për divën e muzikës pop, Beyonce, për ceremoninë e “Grammy”. Po ashtu, në muajin prill ai veshi Bella Throne në një ndër ditët e saj më të lumtura, siç ishte fejesa. Paris Hilton, Cardi B, Little Mix, Bebe Rexha, e shumë të tjerë i kanë besuar veshjen e tyre Valdrinit ndër vite, dhe tanimë listës iu bashkua edhe Kylie.