Partia Demokratike do të mbledhë paraditen e sotme Grupin Parlamentar.
Në mbledhje pritet të filloj në orën 11:00, do të diskutohet lidhur me vendimin që do të marrë PD sa i takon pjesëmarrjes në Komisionet Parlamentare, pasi mazhoranca vendosi që këto komisione të zhvilloheshin online.
Një tjetër çështje që pritet të diskutohet në mbledhjen e ditës së sotme është edhe Reforma Territoriale. Kujtojmë që gjatë një prononcimi për gazetarët, ambasadorja amerikane Yuri Kim vuri në dukje se PD ka shumë punë për të bërë në Parlament, duke pëmendur edhe Reformën Territoriale.





