Një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në banjot publike në sheshin “Gensher” në Elbasan.

I moshuri dyshohet se ka ndërrua jetë nga shkaqe natyrale pasi nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:30, në banjot publike në sheshin “Gensher”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Q.S., 74 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.