Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë në vlerat minimale ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.