Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka treguar se janë rindërtuar dy shkolla, më konkretisht “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras.

Krahas dy shkollave është rehabilituar edhe konvikti i shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, për të ci;at Rama thotë se po punohet me orë të zgjatura që të marrin godinat që shkatërroi tërmeti.

Dy shkolla të tjera të rilindura “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras si dhe godina e re e konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, janë gati sipas standardeve më të mira europiane
Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”,
shkruan Rama.