Kryeministri Edi Rama do të shkojë nesër (e hënë datë 27.09.2021) në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me homologun Albin Kurti.
Mediat në Kosovë shkruajnë, se pritja e kreut të qeverisë shqiptare do të bëhet me anë të një ceremonie shtetërore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, shkruajnë mediat në Kosovë.





