Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paraljamëruar ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar ngritjen e 3 komisione hetimore.

Mësohet se komisionet hetimore që pritet të ngrihen do të jenë për masakrën zgjedhore, çështjen “Becchetti” dhe për inceneratorët.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.   

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.”– ka listuar Basha.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku do të jetë kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratoret ndërsa kryetar për Komisionin e hetimit të masakrës zgjedhore do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Kryetar për Komisionin hetimor për Becettin do të jetë Gazment Bardhi.