Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë ku po pritet me ceremoni nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Më pas von der Leyen do marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, Qerekë, e pas saj do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Nga Shqipëria, presidentja e KE nis vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku do të vijojë me Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë kurse pasnesër në Serbi e Bosnje-Hercegovinë.