Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra që plagosi me armë zjarri një studente 20-vjeçare doli këtë të martë në Gjykatën e Vlorës, ku gjyqtari Enkel Peza i caktoi masën e “arrestit në burg”.

Tre ditë më parë pas një konflikti në lokal, Likaj nxori armën dhe plagosi 20-vjeçare nga Berati. Ai përdori granatë dhe armë.

E reja doli jashtë lokalit me vrap për të kërkuar ndihmë kurse 30-vjeçari iku me shpejtësi, por u neutralizua nga qytetarët.