Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e oficerit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Berisha përmes një postimi në facebook thekson se efektivi Hoxha u vra nga narkobandat e qevrisë.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve Berisha nënvizon me bindje të plotë se vrasësi në prapavijë i efektivit 44-vjeçar është narkoshtetit.

“Nderim per oficerin e policise Sajmir Hoxha. Ai ra ne krye te detyres! E vrane narokobandat e narkoqeverise!

Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44 vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij.

Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale.

Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes.

Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti. Sb”, shkruan Berisha.