Sipas Meteoalb, vendi këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 29°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.