Duket se javën e ardhshme do të marrin fund mbledhjet online në Komisionet Parlamentare.

Maxhoranca do i drejtohet me një kërkesë Konferencës së Kryetarëve për çështjen e komisioneve.

Në një prononcim për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se do i propozojnë konferencës që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen në mënyrë tradicionale, me deputetë prezentë në sallë, por duke ruajtur distancat, në kundër të masave anti covid.

Balla tha gjithashtu se deputetëve do i kërkohen certifikata e vaksinimin apo test negative anticovid.

“Do i proppzojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Hallet deri në shtëpi, i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë.” – u shpreh Balla.