Këngëtari Maluma ka theksuar edhe një herë se ai dhe Kim Kardashian janë thjesht miq të mirë me njëri-tjetrin. Sipas “Daily Mail”, këngëtari 27-vjeçar u përfol për një lidhje romantike me yllin e televizioneve, pasi thuhej se ishin takuar fshehurazi.

I pyetur se si nisën thashethemet rreth tyre, Maluma tha: “As unë vetë nuk e di! Ne ishim bashkë në shfaqjen e ‘Dior’. E takova për herë të parë atje. Aty ishte gjithashtu edhe Kourtney Kardashian. Njerëzit pastaj filluan të flisnin për ne, por nuk e di pse.

Ndoshta sepse ajo po divorcohej nga Kanye West. Por, jo, ne jemi miq të mirë. Nuk flasim aq shpesh, por, po, jemi miq të mirë dhe gjithmonë urojmë më të mirën për njëri-tjetrin”.

40-vjeçarja, e cila është nënë e katër fëmijëve, North, 8 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç, Psalm, dy vjeç. Pas divorcit me reperin Kanye, Kim u përfol se mund të ishte në një lidhje dashurie me Maluma-n ose me komentatorin politik, Van Jones.

Ajo tha: “Van më dërgoi një mesazh, ku shkruhej ‘Ky thashethem më ka krijuar mundësinë e shumë takimeve dhe jam shumë mirënjohës, prandaj jua kam borxh’. Unë nuk po dal me asnjërin, as me Van Jones, as me Maluma-n. Unë e kam parë disa herë Maluma-n në Miami. Është një djalë shumë i mirë”.

Nga ana tjetër, Van i ka cilësuar thashethemet për një lidhje me Kim Kardashian si “absurde”, pavarësisht se më vonë tha se diçka e tillë i pëlqente.