Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të oficerit të policisë së rënë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.
Të pranishëm në cermoni janë familjarë dhe dhjetëra policë për t’i dhënë lamtumirën kolegut të tyre.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur ditën e djeshme procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë në bazë të ligjit të posaçëm.
Oficeri Saimir Hoxha, 44-vjeç, u vra të martën pasi u qëllua me dy plumba, një në zemër dhe një në qafë, nga Aldi Rama. Ky i fundit u arratis për disa orë, por kur pa që u rrethua tentoi të vetëvritej. Për pasojë mori plagë të rënda në kokë dhe u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.







