Presidenti Ilir Meta i ka akorduar nënkomisar Saimir Hoxhës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Në njoftimin e Presidences thuhet se Saimir Hoxha u vleresua me motivacionin:

“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.

Ndërkohë qeveria ka nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të krimeve që u qëllua me armë nga 21-vjeçari Aldi Rama duke lënë pas prindërit, bashkëshorten me dy fëmijë të mitur dhe tre motrat.