Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.
‘’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyër tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. ‘’- tha Çuçi.