Një 26-vjeçar, banues në Korçë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” të shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.