Komisioni i Konkurrencës nuk ka miratuar propozimin për gjobë ndaj 4 kompanive lidhur me rritjen e çmimit të bukës dhe miellit.
Në mbledhjen e sotme ky Komision me 3 vota kundër dhe 2 pro ka hedhur poshtë propozimin e Sekretariatit për vendosjen e gjobës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.
Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:
- Znj. Juliana Latifi
- Eduard Ypi
Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:
- Znj. Leida Matja
- Znj. Adriana Berberi
- Denar Biba