Pas Durrësit, ish-kryeministri Sali Berisha ditën e premte do të ndalet për “Foltoren” e radhës në qytetin e Shkodrës.

Berisha ishte të mërkurën me demokratët në qytetin bregdetar për të mbajtur foltoren e katërt me qëllim, siç thotë ai, për rikthimin e dinjitetit të demokratëve dhe mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ish-kryeministri thekësoi përsëri ditën e djeshme në Durrës se Kuvendi i PD-së do të mblidhet me firmat e demokratëve për një parti të re me norma e standarde që asnjë kryetar të mos i shkelë.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES

Njoftim!

Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb