Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri, duke e lënë në fuqi masën arrestit me burg.

Ish kryebashkiaku Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për ketë kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa, e tij, është rrëzuar nga GJKKO.

Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.