Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si një hap i rëndësishëm “në uljen e tensioneve dhe në trajmimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

Basha thotë se ai personalisht dhe PD do të mbështesin përpjekjet e SHBA dhe BE për një zgjidhje të përhershme për njohjen reciproke të Serbisë me Kosovën.

“Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan kryedemokrati.