Muaji shtator, pothuaj në të gjithë territorin është karakterizuar nga temperatura të larta dhe nga mot i thatë. Edhe kjo javë, e shoqëruar me vranësira dhe kthjellime, ka kulmuar pasditen e së enjtes me zhvillime vranësirash duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, herë pas here në formë rrebeshi.
Meteorologët parashikojnë që mbrëmja dhe nata do të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në një pjesë të mirë të territorit, megjithëse shirat mbeten të izoluar në zonat lindore.
Dita e premte dhe fundjava do të karakterizohen nga kthjellime dhe kalime vranësirash, më të shumta në zonat jugore dhe në zonat përgjatë kufirit lindor duke sjellë shira të izoluar.
Sipas Meteoalb, pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike, kryesisht gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të zbresin në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale 6 gradë celcius, ndërsa maksimumi në mesditë 26 gradë celcius. Era do fryjë mesatare me një shpejtësi 35 deri në 40 km në orë në drejtimin verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, dallgëzimi të jetë 2 deri në 3 gradë.