Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është në krah të Lulzim Bashës, gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se nëse Berisha rikthehet në grupin parlamentar të PD-së ai vetë do të largohej prej aty.
Gjithashtu Salianji ka ironizuar duke thënë se nuk e njihte aktivisten e PD-së Evi Kokalarin.
Kokalari i ka kthyer një përgjigje të fortë Salianjit, e cila i vë në duke deputetit se është shumë i vogël dhe se nuk duhet të fshihet pas fustanit të deputetes tjetër Grida Duma, e cila është dhe nënkryetare e PD-së.
“O Salianj më raftë pika sa i voçkël që je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan Kokalari në postimin e saj në rrjetet sociale.





