Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha këtë të premte se miratimi i hartës së re gjyqësore vazhdon si një mekanizëm efikas për riogranizimin e sistemit gjyqësor është një nga prioritet e punës së Ministrisë së Drejtësisë.

“Miratimi i hartës së re gjyqësore vazhdon si një mekanizëm efikas për riogranizimin e sistemit gjyqësor është një nga prioritet e punës së Ministrisë së Drejtësisë. Në dijeninë time dje ka patur një rishikim të projektit të hartës së re gjyqësore në Këshillin e Lartë të Gjyqësor pra nga grupi i punës i ngritur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ku Ministria e Drejtësisë ka përfaqësuesit e saj në nivelin më të lartë dhe shumë shpejt harta e re gjyqësore do të vijë në Ministrinë e Drejtësisë, pas rishikimit që i është bërë dhe ne do të vijojmë me tej me hartën”.

“Sigurisht që procesi i miratimit të hartës së re Gjyqësore nuk është një proces i lehtë sepse ka të bëjë me riorganizimin e sistemit të gjykatave dhe përpos dhe të Prokurorisë sepse prokuroritë funksionojnë afër gjykatave. Është një proces që në fakt merr në konsideratë shumë faktorë të tjerë që ka të bëjë aksesin e shërbimeve të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë. Pra le të themi duhet të kemi një hartë të re gjyqësore që i vjen në ndihmë plotësimit të vakancave në sistemin gjyqësor, por pa cenuar aksesin e qytetarëve tek shërbimet gjyqësore”.

Manja tha se që javën e ardhshëm do të ofrohet një informacion për këtë hartë.

“Besoj javës tjetër do të keni informacionin e duhur ju si media për hartën e re gjyqësore. Qëllimi im është të ofrojmë shërbime gjyqësore atje ku kemi gjykatat, pra thelbi i hartës për atë që jemi duke diskutuar dhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor është përqendrimi i trupës gjyqësore”.