Mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli e cila për 26 vite ka shërbyer në strukturat më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku u shpreh ngushëllimet familjarëve të Kukelit e cila kishte marrë titullin nënkolonel.
“Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA. U prehtë në paqe!”, shkruan Peleshi