Banorët e Laknasit janë përplasur sërish me punëtorët e firmës të cilët do ndërtojnë thertore.

Ndërkohë minutat e fundit situata është tensionuar pasi ambientalisti dhe njëkohësisht avokati i çështjes Sazan Guri është kërcënuar me jetë nga pronarët e firmës.

Në një dalje për mediat Guri shprehet se është kërcënuar tre herë, teksa shton se vetë nuk ka frikë por shqetësohet për pasigurinë e familjes.

“Disa djem ishin duke udhëtuar me makinë dhe më drejtuan pistoletën.Jam kërcënuar 3 herë. Unë jam i prekur se mund të ketë pasiguri familja, por unë nuk kam frikë. Me mua nuk  matet dot njeri, mua nuk më kërcënojnë dot. Nuk i kam frikë, pro ata duhet t’i vënë gishtin kokës që nuk kanë punë me mua. Le të fitojë me logjikë ai, jo me armë. Janë nipërit e Bledar Dacit, administratori i kësaj kompanie.”– është shprehur Guri.