Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me përfaqësuesin e BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borell thotë se të dy kanë folur për zgjerimin e Bashkimit Europian, samitin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete.

“Takova Kryeministrin @ediramaal në #WPC2021. Ne diskutuam për #zgjerimin, Samitin e ardhshëm #Ballkani Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete.E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE -së”, shkruan Borell.