Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën Cosmopolitan në Japoni.

Ajo ka treguar shumë të fshehta nga jeta e saj private dhe profesionale, duke folur edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si e bënin këtë…Ata sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, tha ndër të tjera Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku ajo zhvillon karrierën