Pas kontributit për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, modelja e suksesshme shqiptare, Xhesika Berberi i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e fushave sportive për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit.
Lajmin e ka zbuluar kryebashkiaku Erion Veliaj teksa ka publikuar fotot nga terrenet e reja sportive, ndërsa falenderon Xhesikën për vëmendjen e vazhdueshme ndaj Tiranës.
“Sa herë që Xhesika vjen në Tiranë, ka një qëllim të mirë. Këtë herë, pas kontributit që dha së bashku me Adrolën për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Ndroq dhe Picallë, ka menduar për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit, që të stërviten dhe argëtohen te fushat sportive të zonës. Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën tonë të dashur”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.