Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 79-vjeçe.

Deri tani urimin më të veçantë për të e ka bërë nusja e saj, Alda Bida, e cila ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen të dyja dhe e ka shoqëruar me disa fjalë të ngrohta.

“Të paçim sa më gjatë pranë për besimin që kemi në forcën e mendjes tënde, për mesazhin e bukur se jeta gjithnjë ka një ripërtëritje e duhet jetuar, për zërin e ngrohtë dhe leksionet që i jep jo thjesht në auditor por në shkollën e madhe të jetës… për guximin, forcën, shembullin, përkushtimin… për çfarë kam mësuar nga ty, e që ua mëson edhe stërnipërve!

Frymëzim e motivim të kemi! Gëzuar, Luljet’!”, ka shkruar Alda krahas.

Luljeta Bozo është deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë. Gjatë gjithë karrierës e saj ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989.