Një 24-vjeçar ka rënë nga lartësia në Mullet të Tiranës, pasi punonte në ndërtim.
Policia njofton se shtetasi me iniciale E.Gj, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndertim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





