Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme ne Tiranë, ku një 26-vjeçari Klinto Pirea ka qëlluar me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah, 31-vjeçe në një pallat në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 31-vjeçari është nga Dibra.

Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt.

Më pas Kliton Pira ka goditur me thikë Jawsackie Jaboah dhe është hedhur nga kati i 8-të, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë 31-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.