Një konflikt me sende të forta ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë në Elbasan.

Policia bën me dije se një 53-vjeçar ka goditur me sende të forta një 57-vjeçar në ambientet e një lokali, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një tavolinë. 57-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër autori është larguar dhe policia po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Elbasan

Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan,  në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç,  ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç,  banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një tavolinë e lokalit. 57 vjeçari  ndodhet në spital  nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.