Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina, do të bëhen prindër për herë të dytë. Një vit pasi mirëpritën në jetë vajzën Iza, çifti ka vendosur ta zgjerojë sërish familjen.

Sipas mediave në Kosovë, Erzina është tashmë disa muajshe shtatzënë. Dyshja janë shumë të rezervuar për jetën private dhe fotot e tyre familjare në rrjete sociale, numërohen me gishta.

Këngëtari dhe Erzina u martuan dy vite më parë në një ceremoni sekrete. Disa muaj më parë, reperi deklaroi gjatë një interviste se me krijimin e familjes, do të shkëputet gradualisht nga muzika, pasi dëshiron të përkushtohet tek bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ndërkohë, Erzina, e cila prej shumë vitesh jetonte në Kanada, tashmë është shpërngulur në Kosovë.