Një 66-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka qëlluar me armë gjahu një pulë, e cila lëviste në oborrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radostinë të Fierit.

Pasi policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes kanë konstatuar shpendin e ngordhur në tokë, ndërsa kanë kryer edhe verifikimet për armën e gjahut që kishte përdorur 66-vjeçari, e cila rezultoi me leje.

Njoftimi i policisë:

U procedua penalisht shtetasi P. A., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka gjuajtur një shpendë në tokën e tij me armën e gjahut që kishte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.