Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit të cilin drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë shoferi si dhe janë dëmtuar lehtë tre sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet.

Të dëmtuarit  ndodhen në spital për ndihmë mjeksore  jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar,  shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit  ndodhen në spital për ndihmë mjeksore  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.