Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga bonusi i bebes.

Nëpërmjet nje postimi në “Facebook”, Rama shkruan se bonusi i bebes është pjesë e programit të mbrojtjes sociale, përmes së cilit çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.