Bora Zemani ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Duke rrëfyer për sezonin e ri të “Përputhen” që vijon në Top Channel, Bora ka ndarë me publikun edhe detaje për jetën e saj.
Në fillim të programit, Bora është quajtur nga moderatoret si ‘zana e dashurisë’ për faktin se është edhe në moderimin e një program që, në thelb, ka dashurinë. Me tej ajo është ngacmuar edhe për statusin e saj.
“Jam single, s’na del koha për vete” – tha Bora me të qeshur duke shtuar se është shumë e angazhuar me programin. Por gjithashtu, ajo tha se në këtë periudhë, veç ngarkesës profesionale, i duhet t’i qëndrojë pranë të birit në një kohë kur ka nevojë për më shumë përkushtim.
“Në këtë periudhë që jam, djali është në një moshë delikate, ka nevojë për përkushtimin tim maksimal. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha e mbetur është për Arborin, kështu që shumë e vështirë është të gjesh edhe diçka tjetër në këtë moment…” – tha Bora dhe pas kësaj deklarate, mos guxoni të pyesni më për statusin e saj.